Në këtë takim morën pjesë, drejtuesi i ekipit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Nicola Scaramuzzo, udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST, Volkmar Theobald, drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kryesuesi i Këshilli Gjyqësor, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe ekspertë të fushës.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli falënderoi Projektin EUKOJUST dhe ekspertët e angazhuar, të cilët kanë ofruar ndihmë në hartimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë për më shumë se tri vite.
Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se shpreson që Zyra e Bashkimit Evropian do ta marrë parasysh kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për vazhdimin e mandatit të Projektit të EUKOJUST në Kosovë, sidomos për ekspertizë në hartimin e Kodit të Procedurës Civile por edhe ligjeve të tjerë që janë në proces.
Në fund Qorrolli tha se beson që puna dhe ndihma e Projektit EUKOJUST do të jetë një trashëgimi për brezat tanë, gjyqtarët, prokurorët dhe për institucionet e drejtësisë.