Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli mori pjesë në tryezën “Trajtimi institucional i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar: sfidat dhe performanca e sistemit gjyqësor në një vit”

Zëvendësministri Qorrolli mori pjesë në tryezën “Trajtimi institucional i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar: sfidat dhe performanca e sistemit gjyqësor në një vit”

Prishtinë, 28/05/2024

Në këtë tryezë, morën pjesë, Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha- Stublla, përfaqësuesi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nicola Scaramuzzo, nga Policia e Kosovës, Fidan Haliti, Koordinatorja e Projektit të GLPS-së, Dea Fetiu dhe përfaqësues tjerë të drejtësisë.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli tha se Qeveria e Kosovës ka treguar vullnet dhe angazhim maksimal për një reformë në drejtësi e cila ka objektivë dhe prioritet luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë.

Tutje zëvendësministri Qorrolli përmendi rezultatet e deritanishme të qeverisjes dhe Ministrisë së Drejtësisë në luftimin e korrupsionit si: zhvillimi i procesit të Vetingut në gjyqësor dhe prokurori, themelimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, miratimi dhe zbatimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit, reformimi i Këshillit Prokurorial dhe administratës së sistemit të drejtësisë.

Krejt në fund zëvendësministri Qorrolli tha se në dy vitet nga miratimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021 – 2026, përqindja e zbatimit të Strategjisë ka arritur në shifrat 85 për qind të aktiviteteve dhe të atyre që janë në zbatim e sipër si dhe është shënuar progres edhe në raportet dhe indekset evropiane kredibile si Transparency International, në luftën kundër korrupsion.

Foto Galeria

Skip to content