Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli paraqiti rezultatet e MD në kuadër të Mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Zëvendësministri Qorrolli paraqiti rezultatet e MD në kuadër të Mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Prishtinë, 02/05/2024

Zëvendësministri Qorrolli theksoi se janë paraparë 16 Masa në zbatimin e reformave kyçe në fushën e drejtësisë që ndërlidhen me këtë program.

Deri me tani jemi në rrugën e duhur në përmbushjen e tyre sipas afateve me c’rast 4 nga këto masa tashmë janë përmbushur, me c’rast është miratuar në Qeveri Projektligji për Gjykatën Administrative si dhe tre (3) akte nën ligjore që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës si:

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të punës në tryeza multidisiplinare për ndihmë në menaxhim e rasteve;

Rregullorja për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës si dhe

Udhëzimi Administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë.

Në vijim, zëvendësministri Qorrolli ka diskutuar edhe për Planin e Reformave në Kosovë në kuadër të Planit të ri të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perendimor, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë ka paraparë disa veprime që janë pjesë e komponentës së Sundimit të ligjit ku hyjnë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të drejtat themelore.

“Aktualisht në draftin e fundit të Agjendës për Reforma, përkatësisht në Fushën e 5 – komponentën për drejtësi, kemi paraparë hapat apo veprimet që derivojnë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, mes MD-KGJK-KPK. Me qëllim të zbatimit të saj, duke paraqitur një kontroll të plotë vjetor të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes plotësim/ndryshimit të legjislacionin gjegjës që derivon nga kjo deklaratë, pastaj janë paraparë plotësim/ndryshimi i Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke përfshirë krijimin e një organi të specializuar hetimor; etj”.

Në këtë komponentë gjithashtu janë përfshirë edhe miratimi i Kodit Civil, si dhe disa veprime tjera që bien nën përgjegjësinë e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, që kryesisht kanë të bëjnë me mekanizmat e raportimit dhe monitorimit me qëllim të sigurimit të plotë të përdorimit të sistemit të menaxhimit elektronik të gjykatave (SMIL), bazuar në llogaridhënie dhe masat disiplinore.

Gjithashtu, janë paraparë edhe veprime për fuqizimin e llogaridhënies së kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve, në menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive.

Qorrolli tha se aktivitetet e paraqitura në kuadër të këtij Plani do të na ndihmojnë shumë në realizimin e reformave të cilat pa asnjë dyshim janë domosdoshmëri e kohës për të ecur tutje drejt procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Foto Galeria

Skip to content