Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli pret në takim Shefin e Misionit të OSBE-së z. Davenport, diskutojnë për reformën në drejtësi

Zëvendësministri Qorrolli pret në takim Shefin e Misionit të OSBE-së z. Davenport, diskutojnë për reformën në drejtësi

Prishtinë, 16/08/2023

Gjatë këtij takim, është diskutuar për prioritetet, punët në proces të Ministrisë së Drejtësisë dhe reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli tha se Ministria e Drejtësisë është në pritje të dy nismave, njëra lidhur me amendamentet që kanë të bëjnë me Vetingun dhe tjetra për Projektligjin për KPK-në.

“Ministria e Drejtësisë është në pritje të vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese lidhur me amendamentet që kanë të bëjnë me Vetingun dhe po ashtu edhe për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin për KPK-në.

Ndryshimet që janë bërë, vlerësojë se janë në përputhje me opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecias dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, andaj shpresoj që gjatë muajit shtator të marrim përgjigje dhe të adresohen tutje këto dy nisma nga Ministria e Drejtësisë", tha zëvendësministri Qorrolli.

Tutje, Qorrolli foli edhe për çështjet e tjera si ajo e reformës penale, civile dhe administrative, pastaj adresimin e çështjeve që kanë të bëjë me dhunën në familje dhe dhunën ndaj gruas si dhe çështje tjera që ndërlidhen me sistemin e drejtësisë.

Zëvendësministri Qorrolli falënderoi Shefin e OSBE-së, Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e këtij misioni me Ministrinë e Drejtësisë lidhur me reformën në drejtësi.

Ndërsa shefi i Misionit të OSBE-së z, Davenport, ka theksuar se ky mision do të vazhdoj të mbështesë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe reformës në drejtësi.

Foto Galeria

Skip to content