
Gjatë takimit, zëvendësministri Qorrolli dhe ambasadori Guérot diskutuan për disa çështje në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimin mes dy shteteve dhe mbështetjen ndaj proceseve reformuese në sistemin e drejtësisë.
Zëvendësministri Qorrolli, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritashëm, partneritetin dhe miqësinë e shtetit të Francës me Republikën e Kosovës dhe ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në çështje më rëndësi të veçantë, për aq sa i takon sistemit të drejtësisë.
Ndërsa Ambasadori Guérot gjatë takimit ftoi zëvendësministrin Qorrolli në seminarin “Trafikimi i mallrave kulturore: një biznes kriminal fitimprurës”, i organizuar nga Ambasada e Francës e që do të mbahet më datën 7 nëntor 2023.