Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli priti në takim Këshilltarin e Lartë për çështje të Drejtësisë në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit z. Michael Wasco

Zëvendësministri Qorrolli priti në takim Këshilltarin e Lartë për çështje të Drejtësisë në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit z. Michael Wasco

Prishtinë, 12/03/2024

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Vigan Qorrolli, i shoqëruar nga z. Lulzim Beqiri, Drejtor i Departmentit për Integrim Evropian në MD – priti në takim z. Michael Wasco, Këshilltar i Lartë për çështje të Drejtësisë në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtare dhe të Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, njësi kjo që gjendet në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Me z. Wasco diskutuan për programet aktuale në fushën e sundimit të ligjit, të arriturat dhe sfidat.

Gjatë takimit, z. Qorrolli dhe z. Wasco diskutuan edhe për mënyrat e mundshme të adresimit të sfidave në fushën e drejtësisë. Po ashtu, u zotuan për thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e hapave të nevojshëm për forcimin e sistemit ligjor në vend.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u shprehen të gatshëm për të thelluar bashkëpunimin në fuqizimin e Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe adresimin e sfidave aktuale në kuadër të këtij Sektori.

Skip to content