
Në këtë takim zv. Ministri Sallahu njoftoi delegacionin danez se marëveshjet e nënshkruara shumë shpejt do të dërgohen për ratifikim në institucionet përkatëse.
Znj. Jensen ka shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e deritanishëm mes vendeve tona si dhe entuziasmin për fillimin e implementimit të Marrëveshjeve.
Në fund, palët u dakorduan për koordinim të disa aktiviteteve të përbashkëta, duke mos përjashtuar edhe negocimin e marrëveshjeve të tjera, duke thelluar edhe me tutje bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.