Skip to content
Zëvendësministri Sallahu: Koncept-dokumenti për Gjykatën Administrative drejt finalizimit

Zëvendësministri Sallahu: Koncept-dokumenti për Gjykatën Administrative drejt finalizimit

Prishtinë, 14/11/2022

“Në rrjedhën e punëve që kemi proceduar sa i përket reformës administrative përmes Projektligjit për Kontestet Administrative e po ashtu edhe formimit të Gjykatës Komerciale, pres që ta finalizojmë në tërësi edhe në aspektin e diskutimeve Koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative, në mënyrë që të njëjtin ta dërgojmë për aprovim në Qeveri e pastaj ta shndërrojmë sa më parë në Ligj, ashtu që në afat optimal Gjykata të fillojë trajtimin e rasteve”, tha zv.ministri Sallahu.

Sipas tij, reforma administrative ka rëndësi të lartë e të veçantë, sepse do t'iu mundësojë qytetarëve të kenë askses më të lehtë në drejtësi si rrjedhojë e avancimeve ligjore që i kemi iniciuar.

Zëvendësministri Sallahu tha se qëllimi i krijimit të Gjykatës Administrative është garancë shtesë e mbrojtjes efektive të të drejtave subjektive dhe interesave të ligjshme të palëve nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme.

“Themelimi i Gjykatës Administrative ka qenë edhe zotim yni, andaj, ne jemi të lumtur për punën e bërë në këtë drejtim, ashtu sikurse për hapësirën e vlerësimit dhe diskutimit të saj, për çfarë jemi në gatishmëri të plotë të ofrojmë tërë resurset e kapacitetet tona ekzistuese në funksion të ndihmës për krijim të kësaj Gjykate, roli i të cilës do të jetë tërësisht në dobi të lehtësimit të jetës së qytetarëve, por edhe të kompresimit të barrës së institucioneve, që si palë potenciale, çështjet do t'iu marrin epilog meritor në afat shumë më të shpejtë”, tha zv.ministri.

Krejt në fund, zëvendësministri Sallahu falënderoi të pranishmit për punën dhe angazhimin e tyre si dhe përfaqësuesit e programit EUKOJUST, për ndihmën në drejtim të rritjes së efikasitetit të sistemit juridik në përgjithësi dhe për themelimin e Gjykatës Administrative në veçanti.

Foto Galeria

Skip to content