
"Për vlerësimin tim, duke parë gjendjen aktuale me drejtësinë administrative në Kosovë, ashtu siç edhe është shtjelluar në Konceptdokument, është më se e nevojshme që të themelohet Gjykata e re Administrative me numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe resurseve tjera, ashtu që të rrisim efikasitetin e trajtimit të konflikteve administrative" tha Sallahu.
Edhe Projektligji për Konfliktet Administrative i përgatitur më herët nga Ministria e Drejtësisë është aktualisht në lexim të dytë të Kuvendit.
I njëjti pritet të miratohet së shpejti dhe këto dy politika do të përplotësojnë njëra-tjetrën, për t'a bërë reformën në drejtësinë administrative të kompletuar.