Skip to content
Zëvendësministri Sallahu mori pjesë në diskutimin mbi “Konventën e 2 korrikut 2019 për Njohjen dhe Përmbarimin e Gjykimeve të Jashtme në Çështje Civile dhe Komerciale”

Zëvendësministri Sallahu mori pjesë në diskutimin mbi “Konventën e 2 korrikut 2019 për Njohjen dhe Përmbarimin e Gjykimeve të Jashtme në Çështje Civile dhe Komerciale”

Prishtinë, 26/01/2023

Duke theksuar këtë rëndësi, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se tani kur jemi në proces të konsolidimit të shtetësisë sonë në aspekt të rritjes dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, është interes strategjik i yni që me përgatitje të mirëfilltë të sigurohet aderimi, pranimi dhe anëtarësimi në sa më shumë organizata, institucione dhe mekanizma ndërkombëtare.

Një mundësi e tillë dhe me relevancë të theksuar është edhe Konventa e Gjykimeve të 2 korrikut 2019 për Njohjen dhe Përmbarimin e Gjykimeve të Jashtme në Çështje Civile dhe Tregtare.

Shtetet që janë palë të kësaj Konvente, sipas Sallahut, synojnë promovimin e qasjes së efektshme në drejtësi për të gjithë qytetarët pa dallim dhe dëshirojnë që ta lehtësonë qarkullimin e tregtisë dhe investimeve shumëpalëshe, të bazuara në rregulla të lëvizjes nëpërmjet bashkëpunimit gjyqësor. Ky bashkëpunim mund të rritet me krijimin e një grupi të unifikuar rregullash themelore për njohjen dhe zbatimin vendimeve gjyqësore të huaja në çështjet civile ose tregtare.

Duke rënditur një sërë ndikimesh që ka kjo Konventë, zëvendësministri Sallahu tha se Konventa promovon qasjen në drejtësi në shkallë globale nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit gjyqësor, që ndikon në pakësimin e risqeve dhe kostove të lidhura me marrëdhëniet juridike ndërkufitare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Si rrjedhojë, zbatimi Konventës duhet të lehtësojë tregtinë shumëpalëshe të bazuar në rregulla, ashtu sikurse investimet dhe lëvizshmërinë.

Në emër të Ministrisë së Drejtësisë, Sallahu shprehu mirënjohjen e plotë dhe falënderimin e përzemërt për Qendrën për Bashkëpunim

Ligjor Ndërkombëtar (apo CILC) dhe Projektin "Fuqizimi i Përmbarimit në Ballkanin Perëndimor" për mbështetjen e pakusht për institucionet tona. Ai po ashtu potencoi se ky bashëkpunim i shkëlqyer do të rritet dhe neve na takon ta zgjerojmë edhe më tej atë për çfarë jemi edhe shumë të interesuar.

Foto Galeria

Skip to content