Skip to content
Zëvendësministri Sallahu mori pjesë në Konferencën e Donatorëve për Shërbimin Korrektues të Kosovës

Zëvendësministri Sallahu mori pjesë në Konferencën e Donatorëve për Shërbimin Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 17/04/2024

I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili në hapjen e konferencës shprehu ngushëllime për familjarët e dy grave të vrara në Ferizaj dhe Pejë, ku tha se këto raste por edhe të tjerat, janë shqetësim për institucionet e vendit por edhe për gjithë shoqërinë.

Zëvendësministri Sallahu tha se Konferenca e Donatorëve ka për qëllim bashkëpunimin me partnerët strategjik për sigurimin e ri-integrimit të të burgosurve në shoqëri dhe parandalimin e përsëritjes së veprës penale, e që sipas tij kjo e fundit fatkeqësisht po dështon duke parë rastet e fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët apo ish bashkëshortët e tyre.

Zëvendësministri i Drejtësisë falënderoi donatorët që kanë kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, por edhe në rritjen e sigurisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Ai tha se suksesi i funksionimit të Shërbimit Korrektues është sukses i dyfishtë, meqenëse pasqyron edhe punën e mirë dhe kontributin e donatorëve dhe partnerëve strategjik.

Skip to content