
Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar në krijimin e kushteve ligjore që personat e privuar nga liria të trajtohen me respekt dhe dinjitet, si dhe të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare.
Tutje zëvendësminitri Sallahu tha se veç kësaj, Ministria ka ndërmarrë hapa konkret në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore duke themeluar Institucionin Shëndetësor për Trajtimin e Personave me nevoja të veçanta ndërsa në çështje ligjore ka hartuar tri ligje atë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; për Shërbimin Korrektues; dhe Ligji për Shërbimin Sprovues.
Zëvendësministri Sallahu tha se në institucionet korrektuese janë shtuar aktivitetet për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe korrupsionit ku janë suspenduar dhe pushuar nga puna mbi 14 raste.
Sa i përket të gjeturave të raportit të QKRMT-së, zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë do të përfilli me vëmendje analizat dhe raportet e ekspertëve dhe të njëjtat do t'i adresoj në bazë të kompetencave që ka.