Skip to content
Zëvendësministri Sallahu mori pjesë në lidhje direkte në Konferencën Rajonale të mbajtur në Zagreb “Është koha për ndërmjetësim”

Zëvendësministri Sallahu mori pjesë në lidhje direkte në Konferencën Rajonale të mbajtur në Zagreb “Është koha për ndërmjetësim”

Prishtinë, 30/09/2022

Kjo Konferencë Rajonale e mbajtur në Zagreb, ka mbledhur ekspertë të njohur nga Evropa Juglindore dhe Bashkimi Evropian, me përvojë profesionale në praktikën e ndërmjetësimit, përfaqësues nga dega ekzekutive, gjyqësori, shoqëria civile dhe akademia. 

Zëvendësministri, Blerim Sallahu ka marre pjesë si panelist në panelin "Zgjidhjet ligjore për përdorim më të mirë dhe të zgjeruar të ndërmjetësimit" me përfaqësues të tjerë të Ministrive të Drejtësisë nga Evropa Juglindore dhe Bashkimi Evropian.

 “Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në avancimin e kornizës ligjore në fushën e ndërmjetësimit, ashtu që kemi ndryshuar aktet nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Ndërmjetësim. Në këtë kuptim, përmes udhëzimit administrativ për vet-inicimin e rasteve në ndërmjetësim nga qytetarët dhe bizneset, kemi rregulluar specifikat e procedurës për vet-inicim të ndërmjetësimit, ndërsa përmes udhëzimit administrativ për tarifat e ndërmjetësuesve kemi caktuar tarifa më dinjitoze për ndërmjetësuesit me qëllim të ngritjes së performancës dhe standardit profesional të tyre, si dhe me qëllim që përmes punës së mirë në zgjidhjen e kontesteve nga ndërmjetësuesit t’i tërheqim qytetarët dhe bizneset që të zgjedhin ndërmjetësimin për zgjidhjen e kontesteve të tyre” theksoi Sallahu ndër të tjera në këtë Konferencë.

 Duke diskutuar më shumë rreth efikasitetit të ndërmjetësimit dhe rezultateve të prodhuara, zëvendësministri Sallahu tha se statistikat tregojnë se rreth 90% e rasteve në ndërmjetësim zgjidhen me sukses. 

 Ai vlerësoi se Ndërmjetësimi duke qenë formë alternative më e shpejtë, më e lirë dhe më efikase e zgjidhjes së kontesteve – ndër të tjerash, e shohim si ndihmesë në realizimin e tërësisë së politikave tona që i kemi ndërmarrë dhe po i ndërmarrim me qëllim të lirimit të gjykatave nga stërngarkesa me lëndë. Megjithëse një rol të rëndësishëm në këtë drejtim presim ta ketë edhe funksionalizimi, tash së fundmi, i Gjykatës Komerciale në vendin tonë, sqaroi për të pranishmit në këtë Konferencë, Zëvendësministri i Drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content