
Zëvendësministri Sallahu bashkë me ekipin e tij takoi homologun e tij z. Mikael Kullberg, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare lidhur me ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar.
Gjithashtu zëvendësministri Sallahu dhe homologu i tij, u dakorduan në parim për intensifikimin e komunikimit lidhur me gjetjen e mundësive përkatëse në ofrimin e ndihmës që Mbretëria Suedeze do t’ia ofron Shërbimit Korruektues të Kosoves lidhur me hartimin e programve që kanë të bëjnë me risociaizimin, riintegrimin e personave të dënuar, trajnimin e stafit korrektues, si dhe rritjen e sigurisë në institucionet korrektuese përmes dhënies së paisjeve moderne elektronike.