Skip to content
Zëvendësministri Sallahu priti në takim delegacionin nga Mbretëria e Suedisë

Zëvendësministri Sallahu priti në takim delegacionin nga Mbretëria e Suedisë

Prishtinë, 20/09/2023

Në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtutjeshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Mbretërisë së Suedisë, lidhur me realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës si dhe dhunën në familje.

“ Qëllimi i projekteve të përbashkëta mes Kosovës dhe Suedisë është ngritja e kapaciteteve infrastrukturore dhe profesionale për Shërbimin Korrektues dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës, si dhe ofrimin e programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje”, tha zëvendësministri Sallahu gjatë këtij takimi.

Tutje, zëvendësministri Sallahu u zotua që Ministria e Drejtësisë do të vazhdoj takimet dhe diskutimet si dhe do të thelloj bashkëpunimin me shtetin e Suedisë për implementimin e projekteve në një kohë sa më të shpejt si dhe falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar edhe në fusha të tjera.

Delegacion i shoqëruar nga zëvendësministri Sallahu, gjatë ditës pritet të vizitojnë Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Komunën e Ferizajt.

Foto Galeria

Skip to content