Skip to content
Zëvendësministri Sallahu takohet me Ambasadorin për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Holandës, Wim Geerts

Zëvendësministri Sallahu takohet me Ambasadorin për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Holandës, Wim Geerts

Prishtinë, 16/02/2024

Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për hapat e ndërmarrë në adresimin e dhunës në familje dhe për të drejtat e pakicave.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Anita Kalanderi si dhe Njësia për të Drejtat e Njeriut, i informuan për punën e realizuara nga këto fusha si dhe adresimin e tyre në aspektin e të drejtave të njeriut.

Ambasadori Geerts përgëzoi Ministrinë e Drejtësisë për punën në avancimin e të drejtave të njeriut dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Holandës në mbështetjen e Ministrisë me ekspertizë dhe trajnime për zyrtarët e saj në fushën e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu Ambasadori Geerts shprehu interesimin që të di më tepër për veprimet që janë ndërmarr nga Kosova në aspektin e dhunës në familje, drejtësinë tranzicionale, gjuhën e urrejtjes, personat e zhdukur, etj.

Foto Galeria

Skip to content