Skip to content
Zëvendësministri Sallahu takohet me Miqtë e Evropës

Zëvendësministri Sallahu takohet me Miqtë e Evropës

Prishtinë, 06/04/2023

Gjatë takimit, zëvendësministri Sallahu prezantoi punën dhe të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë: përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë përmes Vetingut dhe mekanizmave tjerë, reformimin e sistemit të drejtësisë penale, civile dhe administrative, adresimin e krimeve kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu, zëvendësministri Sallahu foli edhe për përmirësimin e shërbimeve të profesioneve të lira ligjore dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë si dhe parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.

Ndërsa dy përfaqësuesit nga “ Miqtë e Evropës”, z. Esteso Perez dhe z.Kanani, kanë falënderuar zëvendësministrin Sallahu për takimin, duke theksuar si pozitive stabilitetin qeveritar, punën në forcimin e sundimit të ligjit dhe transparencën e theksuar.

Tutje përfaqësuesit nga “Miqtë e Evropës”, prezantuan idenë e një rrjeti të përbashkët të bashkëpunimit regjional për drejtësinë, me standarde ndërkombëtare, i cili do ta forconte qasjen në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë dhe për një partneritet të mirëfilltë në fushat me interes të përbashkët.

Foto Galeria

Skip to content