Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka vizituar Zyrën e Shërbimit Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, ku është takuar me Zëvendës Presidentin e Asociacionit të Zgjidhjes së Kontesteve Komerciale nëpermjet Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit, z. Metthew Conger si dhe Peter Swanson, ndërmjetesues i lartë.
Gjatë takimit, zëvendësministri Sallahu dhe ekipi i ndërmjetësuesve u njoftuan për praktikat ligjore të aplikimit të ndërmjetësimit si një procedurë e shpejtë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, duke praktikuar format më të përshtatshme të ikjes së procedurave të stërzgjatura të aplikimit të ndërmjetësimit.
Zëvendësministri Sallahu falënderoi zyrtarët e Shërbimit Federal të Ndërmjetësimit dhe pajtimit duke thënë se praktikat e lehtësuara ndihmojnë qytetarët dhe bizneset në qasjen sa më të lehtë në kontestet e tyre komerciale.