Skip to content
Zëvendësministri Sallahu vazhdon takimet në Strasburg

Zëvendësministri Sallahu vazhdon takimet në Strasburg

Prishtinë, 18/05/2022

Një takimin bileteral, zëvendësministri Sallahu zhvilloi sot me Sekretaten Ekzekutive të GRECO-s, Hanne Juncher, të cilën e informoi për të arriturat e deritashme që kemi shënuar e të cilat janë reflektuar në Raportet e Transparency International dhe Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, e po ashtu për planet përpara që kemi në fushën e drejtësisë.

Sekretarja Juncher u njoftua edhe për bashkëpunimin e ngushtë që kemi me Komisionin e Venecias, në bashkërendim për projektligjet që i kemi dërguar atje për trajtim, duke e siguruar se ligjet tona janë në përputhje të plotë me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Për më tepër, Sallahu shfaqi interesimin për procedurën e anëtarësimit në Komitetin e Këshillit të Evropës – GRECO (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit), me bindjen se i plotësojmë kushtet për të qenë pjesëtarë në këtë institucion të rëndësishëm.

Sallahu e ftoi për vizitë në Kosovë, sekretaren Juncher, në mënyrë që ta shohë nga afër përparimin në fushat kyçe, të cilat njëherazi janë parime themelore të Këshillit të Evropës, ku aspirojmë të anëtarësohemi sapo të përfundohen çështjet procedurale.

Skip to content