Skip to content
Zëvendësministri Sallahu vizitoi Bankën Botërore dhe takohet me përfaqësues të Ndërmjetësimit

Zëvendësministri Sallahu vizitoi Bankën Botërore dhe takohet me përfaqësues të Ndërmjetësimit

Prishtinë, 17/10/2024
Në vazhdim të takimeve zyetare në Washington D.C., zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka realizuar një vizitë zyrtare në selinë e Bankës Botërore, ku është pritur nga përfaqësues të lartë të Shërbimeve të Ndërmjetësimit të Grupit të Bankës Botërore (WBG), znj. Nadine A. Chapman, Menaxhere e Shërbimeve të Ndërmjetësimit, dhe z. Kahlill Palmer, Oficer Ndërmjetësimi.
Gjatë takimit, zëvendësministri Sallahu u informua me punën e ndërmjetësuesve në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, përmes aplikimit të metodave të ndërmjetësimit brenda Bankës Botërore.
Zëvendësministri Sallahu theksoi se përvoja e Bankës Botërore është e çmuar për Kosovën dhe shprehu interesimin për të forcuar kapacitetet vendore në zgjidhjen e konflikteve përmes ndërmjetësimit.
Ky takim hapi mundësi të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash, duke forcuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bankës Botërore në fushën e ndërmjetësimit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.
Skip to content