Në vazhdim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka zhvilluar një takim me shefin e COE-Dexis, z. Mihir Desai, i cili është përgjegjës për zbatimin e Programit për Drejtësi Komerciale.
Gjatë bisedës, u konfirmua se mbështetja do të vazhdojë për hartimin dhe zbatimin e Kodit për Drejtësi Komerciale, si dhe për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Ndërmjetësimin, përfshirë edhe udhëzime të tjera që dalin nga kjo fushë e rëndësishme.
Zëvendësministri Sallahu falënderoi z. Desai për mbështetjen e vazhdueshme që COE-Dexis i ka ofruar Ministrisë së Drejtësisë dhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm.
Të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në fusha të tjera, me qëllim të rritjes së efektivitetit dhe përmirësimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.