Skip to content
Zëvendësministrja, Dr. Nita Shala zhvilloi takim koordinues me përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë lidhur me procesin e monitorimit nga ekspertët GREVIO

Zëvendësministrja, Dr. Nita Shala zhvilloi takim koordinues me përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë lidhur me procesin e monitorimit nga ekspertët GREVIO

Prishtinë, 08/06/2021

Procesi i monitorimit nga GREVIO konsiston në vlerësim të zbatimit të Konventës së Stambollit nga ana e institucioneve tona vendore, si shtet nënshkrues i Konventës. Procesi konsiston në dërgimin e një pyetësori nga ekspertët GREVIO, plotësimin e tij nga ana e përfaqësuesve vendorë, zhvillimin e misioneve të raportimit në terren, deri në publikim të raportit. Ky raportim bëhet për herë të parë në Kosovë dhe do t’i shërbejë përfaqësuesve institucional vendorë që të identifikojnë sfidat në zbatim të parashikimeve të Konventës.

Zëvendësministrja, Dr. Shala, edhe në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, konfirmoi mbështetjen dhe bashkëpunimin drejt finalizimit të këtij raportimi

Skip to content