Skip to content
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, kryesoi takimin e pestë të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, kryesoi takimin e pestë të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Prishtinë, 24/01/2022

“Projekti në bashkëpunim me institucionet tjera, ndihmon Ministrinë e Drejtësisë që të zhvillojë dhe avancojë më tej reformën në drejtësi e cila është prioritet i Qeverisë, njëherit edhe obligim që rrjedh nga përmbushja e agjendës evropiane” tha zëvendësministrja Shala.

Derisa ka vlerësuar bashkëpunimin me projektin EUKOJUST, zëvendësministrja Shala ka përmendur disa aktivitete të rëndësishme të realizuara nga ky bashkëpunim, përfshirë miratimin e Strategjisë të Sundimit të Ligjit e cila parasheh aktivitete shumë të rëndësishme me qëllim të përmirësimit të situatës në sistemin e drejtësisë në vend. Shala njëherit vlerësoi edhe realizimin me sukses të fushatës vetëdijësuese “16 ditë e aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore”.

Zëvendësministrja Shala derisa falënderoi përfaqësuesit e projektit dhe institucioneve të drejtësisë, theksoi domosdoshmërinë e diskutimeve me qëllim të identifikimit të hapave përkitazi me nevojat e institucioneve në mënyrë që mbështetja e ofruar të jetë e prekshme dhe të ketë ndikim në përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit konform planeve dhe objektivave të përcaktuara.

Skip to content