Skip to content
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, mori pjesë në diskutimin “Në të njëjtën anë: Ndërtimi i urave midis shoqërisë civile dhe institucioneve”

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, mori pjesë në diskutimin “Në të njëjtën anë: Ndërtimi i urave midis shoqërisë civile dhe institucioneve”

Prishtinë, 26/11/2021

Zëvendësministja shprehu vlerësim për organizatat e shoqërisë civile dhe medias, duke theksuar se kanë qenë shpesh ata të cilët kanë identifikuar dhe demaskuar raste të korrupsionit në institucionet publike, keqpërdorime të ndryshme të pushtetit e deri tek punësimet në bazë nepotizmi. Informoi mbi përfshirjen dhe kontributin me vlerë të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë në hartimin e politikave publike si anëtarë të grupeve punuese dhe përmes dërgimit të komenteve përgjatë fazave të konsultimeve.

‘Në Ministinë e Drejtësisë kemi inicuar disa procese mjaft të rëndësishme për shoqërinë, të cilat do të i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit apo përfitimit jashtëligjshëm nga pushteti, përfshirë vetting-un dhe ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Si në hartimin e Koncept Dokumentit mbi zhvillimin e procesit te vettingut, ashtu edhe tani në hartimin e dispozitave Kushtetuese dhe ligjit mbi vetingun, shoqëria civile ka qenë partner i yni i vazhdueshëm. E njejta vlen për punën drejt hartimit të Koncept Dokumentit dhe projekt ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. Rekomandimet dhe komentet e shoqërisë civile nga ana e jonë si Ministri e Drejtësisë merren dhe trajtohen me shumë kujdes.’

Skip to content