Skip to content
Zëvendësministrja / Koordinatorja Kombëtare kundër dhunës në familje, Nita Shala, raporton para deputetëve të Republikës së Kosovës anëtare të Komisionit Parlamentar lidhur me dhunën në familje.

Zëvendësministrja / Koordinatorja Kombëtare kundër dhunës në familje, Nita Shala, raporton para deputetëve të Republikës së Kosovës anëtare të Komisionit Parlamentar lidhur me dhunën në familje.

Prishtinë, 01/08/2022

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione u informua lidhur me raportin e ekspertëve GREVIO – raport vlerësimi i zbatimit të Konventës së Stambollit në Republikën e Kosovës. Procesi i raportimit në GREVIO ka filluar në janar 2022 dhe do të finalizohet në tetor të këtij viti. Raporti GREVIO paraqet të gjetura lidhur me legjislacionin në fuqi dhe përgjigjen institucionale sa i takon dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në bazë gjinore.

Në koordinim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ekspertët GREVIO kanë zhvilluar takime konsultimi me 89 përfaqësues të 40 institucioneve dhe 33 organizata të shoqërisë civile. Të njejtit kanë shprehur vlerësim për bashkëpunimin, qasjen e hapur të përfaqësuesve institucional dhe vullnetin e tyre për të ndarë informacion e dokumente relevante. Raporti GREVIO është i rëndësisë së veçantë për sa i takon hapave në vijim drejt parandalimit dhe adresimit më të drejtë të dhunës në familje.

Skip to content