Në këtë takim i cili u zhvillua në kuadër të takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, u diskutua për reformën në Drejtësi dhe procese të tjera të rëndësishme.
Fokus të veçantë në diskutim kishte reforma ligjore në sistemin prokurorial dhe vettingu në sistemin e drejtësisë.
Palët konfirmuan që ndajnë objektiva të përbashkëta në kuadër të reformës në drejtësi dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, dhe në domosdoshmërinë për ndërmarrjen e hapave për të garantuar drejtësi efikase dhe të pavarur si dhe për të rritur llogaridhënien dhe besimin në sistemin e drejtësisë.