Skip to content
Zëvendësministrja Shala prezantoi mbi praktikat e mira kundër dhunës në familje në Forumin e Tretë Rajonal “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”

Zëvendësministrja Shala prezantoi mbi praktikat e mira kundër dhunës në familje në Forumin e Tretë Rajonal “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”

Prishtinë, 01/12/2021

Zëvendësministrja Shala mori pjesë si folëse në temën “Politika të integruara e partneritete gjithëpërfshirëse” ku informoi mbi praktikat e mira të ndërmarra në këtë aspekt nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Të pranishmit u informuan mbi databazën e integruar e cila mbledhë informacion nga gjashtë institucione përgjegjëse kundër dhunës në familje. E njejta është zhvilluar falë mbështetjes së Zyrës së UNWOMEN në Kosovë. Akutalisht, janë gjashtë institucione të cilat raportojnë mbi rastet e dhunës në familje: Policia, Mbrojtësit e Viktimave, Punëtorët Social, Strehimoret, Prokuroria dhe Gjykata. “Databaza me të dhënat mbi rastet e dhunës në familje na prezanton pasqyrën për sa i takon fenomenit të dhunës në vendin tonë dhe na ndihmon në identifikimin e politikave më të përshtatshme kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me baza gjinore” – u shpreh zëvendësministrja.

Të pranishmit shprehën vlerësim për këtë praktikë, e cila e përafron vendin tonë me kriteret e përcaktuara nga Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Skip to content