Skip to content
Zëvendësminstrja e Drejtësisë përfaqëson Kosovën në Forumin Global SVRI, në Meksikë

Zëvendësminstrja e Drejtësisë përfaqëson Kosovën në Forumin Global SVRI, në Meksikë

Prishtinë, 21/09/2022

Me ftesë të bordit organizues të Forumit Global SVRI, zëvendësminstrja e Drejtësisë, Dr. Nita Shala, po përfaqëson Republikën e Kosovës në Forumin global kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Zëvendësministrja Shala, njëherit Kordinatore Nacionale kundër dhunës në familje, po merr pjesë në këtë forum që mbledhë mbi 1.000 pjesëmarrës, nga 96 shtete. Pjesëmarrësit janë hulumtues shkencorë, kryesues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të lartë shtetërorë me fushëveprim adresimin e dhunës në bazë gjinore.

Gjatë këtij forumi po diskutohet mbi të gjeturat nga kërkimet shkencore në terren, si dhe po vlerësohen politikat kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe praktikat e suksesshme sa i takon adresimit të këtij fenomeni.

Adresimi i vrasjes të grave – femicidit, është diskutimi të cilin e kryeson zëvendësministrja Shala. Diskutimi fokusohet mbi gjendjen në vendin tonë dhe situatën globale të vrasjes së grave, si dhe mbi gjetjet nga kërkimet shkencore mbi praktika të suksesshme te parandalimit të femicidit, ndërlidhjes mes dhunës seksuale dhe vrasjeve, narrativat lidhur me vrasësit, si dhe bashkëpunimet mes akterëve vendorë kundër femicidit.

Skip to content