
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe U.D. Kryetarin e Odës së Noterëve të Kosovës, Shpend Haskaj, me të cilët nënshkroi marrëveshjen që zgjidhë çështjen e ruajtjes së lëndëve të noterëve të pensionuar.
Mungesa e hapësirave në gjykatat e vendit kishte pamundësuar tash e një kohë transferimin e lëndëve të noterëve të pensionuar nga zyrat noteriale në gjykata ashtu siç parasheh ligji në fuqi. Prandaj Oda e Noterëve të Kosovës ka marrë përsipër obligimin të kryejë të gjitha procedurat lidhur me renovimin dhe adoptimin e objektit të i ish-Gjykatës për Kundërvajtje në Ferizaj me qëllim të vendosjes se lëndëve ku përfshihet edhe furnizimi me rafte dhe materiale të tjera të nevojshme.
Palët nënshkruese u pajtuan që zbatimi i kësaj marrëveshje të fillojë pa vonesa.