Skip to content
Zhvillohet punëtoria dy ditore e Grupit Punues për hartimin e manualeve për kryesit e dhunës në familje

Zhvillohet punëtoria dy ditore e Grupit Punues për hartimin e manualeve për kryesit e dhunës në familje

Prishtinë, 15/09/2022

Po vazhdon puna drejt hartimit të materialeve për trajtimin e dhunuesve. Grupi Punues identifikoi nevojat për trajtimin e kryesve të dhunës në familje, analizoi programet ekzistuese, vlerësoi mësimet nga praktikat më të mira të vendeve tjera dhe u dakorduan mbi hapat në vijim.

“Përkushtimi dhe ekspertiza profesionale e këtij Grupi Punues do të rezultojë domosdoshmërisht në një program të vlefshëm, aplikimi i të cilit do të ndikojë që të kemi më pak dhunë në shoqërinë tonë” tha zëvendësministrja, Dr. Nita Shala.

Po ashtu është vlerësuar bashkëpunimi konstruktiv me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë, të cilët janë partnerë ndërkombëtarë që po mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në këtë nismë.

Skip to content