Skip to content
Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, përgëzon koleget në Ministri me rastin e 8 Marsit

Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, përgëzon koleget në Ministri me rastin e 8 Marsit

Prishtinë, 08/03/2021

“Ministria e Drejtësisë ndër vite renditet në mesin e institucioneve me përformancë të lartë, e cila shquhet për transparencë, ligjshmëri e llogaridhënie, e roli dhe kontributi i juaj në këtë drejtim është i jashtëzakonshëm, për çka ju jemi shumë mirënjohës dhe falënderues”, potencoi z. Bajraktari.

Tutje, z. Bajraktari theksoi faktin që Ministria e Drejtësisë qëndron kënaqshëm edhe në aspektin e pjesëmarrjes së gjinisë femërore në kuadër të stafit.

“Nga 205 zyrtarë sa ka Ministria e Drejtësisë, 90 prej tyre janë zyrtare gra, apo rreth 44%, kjo jo vetëm që nuk duhet kuptuar si numër dhe statistikë, por para së gjithash si kuadër që e bëjnë punën esenciale të Ministrisë, andaj  duku ju uruar 8 Marsin, dua t'ju falënderojë për gjithë atë që keni bërë dhe po bëni për Ministrinë”.

Natyrisht se momentet si ky janë edhe momente reflektimi, për të parë sa e gjatë, sa e mundimshme e sa sfiduese ka qenë e kaluara jonë, e në këtë drejtim roli i gruas në shoqërinë tonë ka qenë jetik, është moment për të nderuar dhe respektuar sakrificën deri në vetmohim të nënave, grave, motrave dhe vajzave tona gjatë historisë. Nderimi dhe respekti më i madh që mund dhe duhet t’i bëhet atyre sakrificave është që punët tona t’i kryejmë me nder, përkushtim dhe profesionalizëm, gjë të cilën ju dhe kolegët tuaj po e bëni, përfundoi z. Bajraktari.

Foto Galeria

Skip to content