Skip to content
Zvicra vazhdon mbështetjen e sistemit të noterisë në Kosovë

Zvicra vazhdon mbështetjen e sistemit të noterisë në Kosovë

Prishtinë, 12/06/2012

Me qëllim të zhvillimit të sundimit të ligjit në Kosovë, konkretisht me zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të noterisë, sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi (faza e tretë) në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e financuar nga Qeveria e Zvicrës.

Kjo marrëveshje e cila u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrin i Drejtësinë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Drejtori i Zyrës Zvicëriane për Bashkpunim në Kosovë, Markus Baechler, parasheh këshillim të Asociacionit të Noterëve, të grupit të parë të noterëve të licencuar dhe operativë në Kosovë, harmonizimin e  kornizës ligjore të sistemit të noterisë, trajnimin dhe testimin e kandidatëve të tjerë për noterë, zhvillimin e kapaciteteve në Divizionin e Noterisë në Ministrinë e Drejtësisë etj. 

Foto Galeria

Skip to content