Skip to content
Zyra Administrative dhe Ministria e Drejtësisë shprehin qëndrimet për bashkëpunim dhe koordinim me qëllim të transparencës dhe paanshmërisë

Zyra Administrative dhe Ministria e Drejtësisë shprehin qëndrimet për bashkëpunim dhe koordinim me qëllim të transparencës dhe paanshmërisë

Prishtinë, 27/09/2016

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Dr.Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein.

Në takim, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Dr.Donlon, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, Dr.Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administartive, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit.

Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm.

Foto Galeria

Skip to content