
Në Raportin e ZKA-së thuhet se Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.
Nga ZKA, Ministria e Drejtësisë ka pranuar gjithsej 8 rekomandime për vitin 2019 krahas vitit paraprak që kishte 11 rekomandime.
Ministria e Drejtësisë, ka ofruar mbështetje për ZKA-në, në hartimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të MD-së për vitin 2019.
Ngjashëm si viteve paraprake, Ministria e Drejtësisë, në afatin e paraparë pas pranimit të Raportit të Auditimit, do të hartoj një plan të adresimit të rekomandimeve për të përmirësuar edhe më tutje zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së.