Biografia e Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Drejtësisë z. Blerim Sallahu
Blerim Sallahu ka lindur në Prishtinë, në shtator të vitit 1984. Ai jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
U.D i Ministrit të Drejtësisë z. Sallahu ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Studimet e nivelit Master i ka vijuar po ashtu në Universitetin e Prishtinës, për të Drejtën Kushtetuese.
Është Doktor Shkence në të Drejtën Ndërkombëtare Private, të përfunduar në njërin nga universitetet shtetërore më prestigjioze të Drejtësisë në Evropë, atë të Ankarasë, Republika e Turqisë.
Për shumë vite ka shërbyer si këshilltar ligjor në Grupin Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Gjithashtu, ka qenë Shef Kabineti i Ministres së Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1 ndërsa nga data 24.03.2021 është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 2.
Që nga data, 27.08.2025, Dr. Blerim Sallahu, me vendim të Kryeministrit Albin Kurti është Ushtrues i Detyrës së Ministrit për Drejtësi.
Kontakt:
Ushtrues Detyre i Ministrit të Drejtësisë
Z. Blerim Sallahu
Email: blerim.sallahu@rks-gov.net;
Tel: 383/38 200 67 016
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)