Skip to content
Znj. Donika Gërvalla -Schwarz

Znj. Donika Gërvalla -Schwarz

Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë

Biografia

 

Donika Gërvalla-Schwarz ka lindur në Shkup më 16 tetor 1971. Kur ishte tetë vjeçe, babai i saj disident kishte ikur në Gjermani përballë persekutimit të ashpër nga regjimi komunist i Jugosllavisë. Më pas kanë shkuar Gërvalla-Schwarz dhe dy vëllezërit e saj.

 

Në vitin 1982, në Untergruppenbach, babai dhe xhaxhai i Gërvalla-Schwarz, dhe një mik i familjes, u vranë në një “sulmi profesional”, siç e quajtën autoritetet gjermane, të urdhëruar nga Shërbimi Sekret i regjimit jugosllav. Duke u frikuar për sigurinë e fëmijëve, nëna e saj e zhvendosi familjen në Tiranë, Shqipëri, ku Gërvalla-Schwarz, në moshën16 vjeçe, u regjistrua në Akademinë e Arteve dhe diplomoi katër vjet më vonë si flautiste. Në vitin 1992, ajo u largua nga Shqipëria për të studiuar muzikë dhe më vonë drejtësi në Hamburg, Gjermani.

 

Në vitin 1990, Gërvalla-Schwarz ndihmoi në organizimin e referendumit historik për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në dhjetor të vitit 1990, mori pjesë në lëvizjen studentore në Tiranë, dhe në vitin 1991 mori pjesë në një grevë urie të studentëve që u bë një moment historik në mposhtjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Trembëdhjetë vjet më vonë, presidenti i Shqipërisë nderoi Gërvalla-Schwarz dhe organizatorët e tjerë të grevës për kontributin e tyre në mposhtjen e tiranisë së komunizmit.

 

Në fillim të viteve 1990, kur situata politike dhe e sigurisë në Kosovë u përkeqësua nën shtypjen e diktatorit serb Slobodan Millosheviq, Gërvalla-Schwarz siguroi mbështetje ndërkombëtare e vendore për paqe, stabilitet dhe vetëvendosje – edhe duke iu drejtuar zyrtarisht qeverive të huaja dhe duke organizuar demonstrata masive me pjesëmarrjen e deri në 100,000 qytetarëve.

 

 

Gjatë luftës gjenocidale të regjimit të Millosheviqit kundër Kosovës në vitet 1998-1999, Gërvalla-Schwarz shërbeu si zëdhënëse e LDK-së jashtë vendit. Ajo e vizitonte vendin e saj për herë të parë pas 19 vjetëve, vetëm pasi kishte përfunduar ndërhyrja e suksesshme ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s.

 

 

Pasi kishte refuzuar ftesat e mëparshme të garoj për parlament, në vitin 2021 ajo pranoi të bëhej kandidate e Listës GUXO, një lëvizje politike e udhëhequr nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani. Së bashku me partinë e Kryeministrit të tanishëm Albin Kurti (Vetëvendosje), lista fitoi zgjedhjet me një shifër të paprecedentë prej 50.3 përqind të votave. Më shumë se dyzet vjet pasi ajo dhe familja e saj ishin detyruar të largohen nga Kosova, Gërvalla-Schwarz hyri në parlament si personi i pestë më i votuar në listën e kombinuar të partisë Vetëvendosje – Lista GUXO. Aktualisht ajo shërben si udhëheqëse zyrtare e Guxo, e cila rishtazi është regjistrua si parti politike.

 

Në mars të vitit 2021, parlamenti e emëroi Gërvalla-Schwarz si Zëvendëskryeministre dhe Ministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

 

Në Qeverinë Kurti II, ajo shërbeu si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

 

Gërvalla-Schwarz është e martuar me Stefan Schwarz, një ish-anëtar i parlamentit gjerman.

 

Kontakt:

Znj. Donika Gërvalla- Schwarz

Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë

Email: donika.gervalla@rks-gov.net

Tel: 383 38 200 67 016

Adresa:  Ministria e Drejtësisë- Ndërtesa e re e Qeverisë ( ish objekti Rilindja)

 

Skip to content