Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e përkushtuar të realizojë misionin e saj madhor në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre.
ANJF mbetet institucioni më i rëndësishëm në sistemin e integruar të ndihmës juridike, në drejtim të ofrimit të ndihmës juridike falas.