Çfarë është Noteri? Noteri është jurist profesional, zyrtar publik, i ngarkuar nga shteti dhe i emëruar nga Ministria e Drejtësisë për ushtrimin e funksioneve noteriale të përcaktuara me ligj.
Noteri është i detyruar të respektojë Kodin e Etikës për noterët, sjelljen profesionale në përputhje me betimin e dhënë.
Të gjithë noterët janë anëtarë ex-lege të Odës së Noterëve. Oda e Noterëve që nga viti 2013 është anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Ndërkombëtar të Noterëve (BNN). Falë kësaj, aktet noteriale njihen nga të gjitha shtetet anëtare të BNN-së.
Shpallje Publike për zgjedhjen e Noterëve
Kërkesë për zgjedhje për Noter
Konkurs për zgjedhje të noterëve