Skip to content

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Vegëza e ueb faqes së Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar : https://aapsk.rks-gov.net/

Funksionet dhe detyrat e AAPSK-së janë:

  • Administron me pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar të përdorura për, apo të përfituara nga vepra penale, përfshirë pasurinë e terrorizmit, me përjashtim të pasurisë së konfiskuar për realizimin dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore;
  • Ekzekuton urdhrin e gjykatës për masën e përkohshme për sigurimin e pasurisë, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ekzekuton aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës, sipas legjislacionit në fuqi, mund të bëjë shitjen e sendeve duke derdhur të ardhurat e grumbulluara nga shitja në buxhetin e Kosovës ose dorëzimin e pasurive për shfrytëzim nga Qeveria;
  • Bën vlerësimin e vlerës së pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, si dhe përcakton mënyrën e ruajtjes së kësaj pasurie;
  • mbanë evidencat për pasurinë të cilën e administron dhe për vendimet gjyqësore në të cilat është vendosur për pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar;
  • Përcakton mënyrën e ruajtjes së vlerës së pasurisë nën administrim;
  • Merr pjesë në ofrimin e ndihmës juridike ndërkombëtare për të gjitha rastet që përfshijnë pasurinë e sekuestruar dhe konfiskuar, duke administruar pasurinë e sekuestruar apo konfiskuar në bazë të kërkesës së bërë nga një shtet tjetër;
  • Mundëson shitjen e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, sipas vendimit të gjykatës kompetente;
  • Administron të dhënat lidhur me pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar në një sistem të centralizuar kompjuterik;
  • Ofron këshilla për Prokurorinë, Gjykatën dhe institucionet tjera mbi natyrën specifike të procesit të administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me qëllim të ofrimit të ndihmës për planifikimin sekuestrimeve, apo konfiskimeve të mundshme;
  • Lidhë Memorandume të Bashkëpunimit me organet partnere dhe institucionet relevante për t’u dakorduar për marrëdhëniet dhe përgjegjësitë, si dhe për të rritur performancën, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

 

Struktura organizative e Agjencisë

  • Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Departamentet
  • Divizionet

 

Departamentet dhe divizionet në kuadër të AAPSK-së janë:

  1. Departamenti për Trajtimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar
  • Divizioni për Pranimin dhe Vlerësimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe konfiskuar
  • Divizioni për Ruajtjen e Vlerës së Pasurisë
  • Divizioni për shitjen e pasurisë sekuestruar/konfiskuar

 

  1. Departamenti për Trajtime Juridike, Administrim të Hyrave të Sekuestruar, Konfiskuar si dhe Statistikë
  • Divizioni për Trajtime Juridike të Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar
  • Divizioni për Administrim të të Hyrave të Sekuestruar, Konfiskuar si dhe  Statistikë

Publikimi i ankandeve 2018

Kontakt:

Zëvendësues i Drejtorit të AAPSK:

Enver Krasniqi

Email: Enver.i.Krasniqi @rks-gov.net;

Tel: +383 (0) 38 200 67 250

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Skip to content