Skip to content

Shërbimi Sprovues i Kosovës

Misioni i Shërbimit Sprovues të Kosovës është ekzekutimi i masave dhe dënimeve alternative në rehabilitimin, reintegrimin dhe risocializimin e personave të cilëve organet kompetente të drejtësisë i kanë shqiptuar masë apo dënim alternativ.

Vizioni i SHSK-së është rritja e sigurisë në komunitet, promovimi i gjithëpërfshirjes, fuqizimi i personelit të SHSK-së, modernizimi i punës në SHSK dhe forcimi i bashkëpunimit.

 

Struktura organizative e Shërbimit Sprovues të Kosovës është si vijon:

  • Zyra e Drejtorit Ekzekutiv;
  • Departamentet;

 

Departamentet dhe Divizionet nё kuadër tё Shërbimit Sprovues të Kosovës janë:

  1. Departamenti për mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative:
  • Divizioni për mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative për të mitur;
  • Divizioni për mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative për madhor.

 

Departamenti për mbikëqyrjen e personave të liruar me kusht, mbikëqyrje të posaçme dhe programe:

  • Divizioni për mbikëqyrjen e personave të liruar me kusht;
  • Divizioni për mbikëqyrje të posaçme dhe programe.

 

Departamenti për Shërbime të Përgjithshme:

  • .Divizioni për administrimin e shërbimeve tё përgjithshme;
  • Divizioni për teknologji informative dhe bazës sё tё dhënave.
  • Divizioni për Buxhet dhe Financa.
  • Divizioni për Menaxhimin e Burimeve njerëzore.
  • Divizioni Rajonal, Prishtinë.
  • Divizioni Rajonal, Prizren.
  • Divizioni Rajonal, Mitrovicë.
  • Divizioni Rajonal, Pejë.
  • Divizioni Rajonal, Gjilan.
  • Divizioni Rajonal, Ferizaj.
  • Divizioni Rajonal, Gjakovë.

 

Kontakt:

Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, Arsim Tahiri

Email: Arsim.Sh.Tahiri@rks-gov.net;

Tel: +383 (0) 38 200 67 300

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Dokumente 2012

Skip to content