Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content

Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Misioni i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave është avancimi i procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës në fushën e drejtësisë si dhe që politikat e kësaj fushe të jenë të koordinuara dhe harmonizuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë:

  • Koordinon, monitoron dhe raporton lidhur me zbatimin e aktiviteteve dhe politikave të Ministrisë në procesin e integrimit evropian;
  • Koordinon procesin e planifikimit strategjik dhe atë të zhvillimit të politikave të Ministrisë, monitoron dhe raporton lidhur me zbatimin e atyre politikave, si dhe ofron mbështetje në hartimin e tyre;
  • Organizon dhe koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen e donatorëve, duke përfshirë mbështetjen financiare nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), fondet tjera të BE-së dhe instrumentet financiare të vendeve mbështetëse apo ato ndërkombëtare;
  • Ndihmon në zhvillim të kapaciteteve të Ministrisë, ne kuadër të inicimit të reformave dhe vlerësimin e ndikimeve të tyre;
  • Ndihmon në përmirësimin e procesit të konsultimeve me institucionet, palët e interesuara dhe publikun.

Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave përbëhet nga divizionet si në vijim:

  • Divizioni për Integrim Evropian dhe Koordinim të Donatorëve; dhe
  • Divizioni për Koordinim të Politikave.

 

Kontakt:

Drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave:

  • Lulzim BEQIRI
  • Email: lulzim.beqiri@rks-gov.net;
  • Tel.: (+383) 38 200 67 130
  • Adresa: Ministria e Drejtësisë
  • Ndërtesa e ish Rilindjes
  • Kati VIII, Zyra nr. 817/A
  • 10000Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Integrim Evropian dhe Koordinim të Donatorëve

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Donatorëve janë:

  • Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian;
  • Ofron mbështetje në hartimin dhe siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së;
  • Monitoron, siguron raportimin nga departamentet dhe agjencitë përkatëse, si dhe raporton për zbatimin e aktiviteteve të Ministrisë nga Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe dokumentet tjera të politikave në procesin e integrimit evropian;
  • Bën identifikimin dhe përfaqësimin e interesave të Ministrisë në Bashkimin Evropian dhe forume të tjera ndërkombëtare, si dhe përgatit dhe koordinon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këto mekanizma;
  • Ofron mbështetje në procesin e harmonizimit të legjislacionit të propozuar nga Ministria me Acquis të BE-së;
  • Koordinon nevojat dhe prioritetet e Ministrisë për mbështetjen e mundshme nga donatorët, dhe siguron që kjo mbështetje është e lidhur me prioritetet strategjike të Ministrisë;
  • Përgatit propozime të projekteve për mbështetje të donatorëve, ndihmon menaxhimin dhe siguron zbatimin e tyre, si dhe raportimin lidhur me to;
  • Bën mbledhjen e të gjitha të dhënave relevante për mbështetjen e donatorëve në sektorin e drejtësisë dhe kujdeset për monitorimin e kushteve të qëndrueshmërisë së projekteve;
  • Identifikon nevojat për zhvillim strategjik të kapaciteteve të Ministrisë në reformat për procesin e integrimit evropian dhe vlerësimin e ndikimeve të tyre, si dhe koordinon procesin e mbështetjes së donatorëve në këtë aspekt.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Donatorëve raporton tek Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

Kontakt:

Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Donatorëve

  • Znj. Trendelina Qorraj
  • Email: Trendelina.Qorraj@rks-gov.net;
  • Tel: 038/200-67-132
  • Adresa: Ministria e Drejtësisë
    Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

 

 

Divizioni për Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë:

  • Koordinon planifikimin dhe harmonizimin e të gjitha dokumenteve strategjike dhe të politikave të Ministrisë, me Programin e Qeverisë dhe dokumentet tjera strategjike të Qeverisë;
  • Harton Planin e Punës së Qeverisë sa i përket fushëveprimit të Ministrisë, siguron zbatimin e tij dhe raportimin e Ministrisë tek Qeveria, bazuar në raportet nga departamentet dhe agjencitë përkatëse;
  • Harton planet e brendshme zhvillimore të Ministrisë, bën zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara dhe raportimin lidhur me to;
  • Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike në fushëveprimin e Ministrisë, dhe bën monitorimin dhe raportimin për zbatimin e tyre;
  • Ofron mbështetje në hartimin e koncept dokumenteve, planeve dhe dokumenteve tjera të politikave të Ministrisë, dhe
  • Ofron mbështetje dhe monitoron zbatimin e procesit të konsultimeve me institucionet, palët e interesuara dhe publikun, për politikat dhe legjislacionin e propozuar nga Ministria.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

Kontakti:

  • Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Politikave
  • Znj. Selvije Elezaj
  • Email: Selvije.Elezaj@rks-gov.net;
  • Tel: 038-200-67-134
  • Adresa: Ministria e Drejtësisë
    Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

 

Projektet

2022 28/02/2022VLERËSIM KRAHASUES I TË DHËNAVE MBI FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË KOSOVË (2014 – 2020)

Projektet

Dokumentet Ndërkombëtare