
Në kuadër të Ditës Evropiane të Viktimave të Krimin, Zëvendësministri i Drejtësisë Naim Qelaj, Koordinator Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, ka kujtuar këtë ditë dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të qenë sa më afër viktimave të krimit, duke falënderuar të gjithë pa dallim, veçmas mediet që i kanë dhënë hapësirën e duhur raportimit të rasteve të kësaj natyre.
Angazhimi jonë dhe i shoqërisë civile është zë i fuqishëm për ti treguar viktimës se nuk është vetëm.
Kosova aspiron të jetë pjesë e Organizatës Evropiane për mbështetjen e viktimave (Victim support Europe).
“Përkushtimi i Kosovës për të krijuar infrastrukturë ligjore që ofron siguri dhe mbrojtje për viktimën është prioritet jo vetëm i shoqërisë civile por edhe i qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Këto aspirata po jetësohen duke shfrytëzuar edhe përvojën dhe mbështetjen e ofruar nga shtetet anëtar të BE dhe SHBA. Kosova ka pranuar dhe ka përfshirë në legjislacion e saj, aktet dhe instrumentet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe lirit e njeriut, padyshim edhe të drejtat, mbrojtjen dhe kompensimin e viktimave të krimit”, theksoi zëvendësministri Qelaj.
Sot në ditë evropiane të viktimës, mund të thuhet se Kosova ka avancuar shumë, në garantimin e qasjes së duhur në kompensimin e viktimave të krimit dhe trajtimin me dinjitet të viktimës nga autoritetet e institucioneve.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës zbaton drejtpërdrejtë marrëveshjet dhe instrumente ndërkombëtare si legjislacion primar me prioritet në raport me ligjin nacional që është një hap shumë i madh përpara. (neni 22 i Kushtetutës së Kosovës).
http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Constitution1Kosovo.pdf
Parlamenti i Republikës së Kosovës në maj të vitit 2015, ka miratuar Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit, përmes të cilit funksionalizohet programi për kompensimin e viktimave të krimit nga Fondi i Qeverisë.
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10936
Ministria e drejtësisë e Republikës së Kosovës ka krijuar programin për kompensimin e viktimave të krimit.
https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,101
Qeveria e Republikës së Kosovë ka formuar mekanizmat për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore duke hartuat edhe strategji nacionale për mbrojtje nga kjo formë e dhunës.
https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=2,90
Gjithashtu ka hartuar Procedurat Standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe të trafikimit.