Ndërmjetësimi është procedurë (metodë) alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, veprimtari jashtëgjyqësore e rregulluar me ligj, i cili zhvillohet vullnetarisht nga palët. Në procedurën e ndërmjetësimit nuk ka një gjyqtar që të vendos për çështjen, por vendimi merret nga vet palët, ku palët në kontest zgjedhin një ose më shumë persona të paanshëm (ndërmjetësuesit) për të ndihmuar palët në arritjen e një zgjidhje reciprokisht të kënaqshme të mosmarrëveshjes së tyre, shumë më shpejtë, më lehtë dhe më lirë se në procedurat gjyqësore.
Vullneti i lirë i palëve – Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet me vullnetin e lirë të palëve, i shprehur gojarisht dhe me shkrim, në pajtim me legjislacionin në fuqi. |
Barazia e Palëve- Në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në pajtim me legjislacionin në fuqi. |
Paanshmëria dhe Pavarësia- Ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i pavarur dhe i paanshëm |
Privatësia dhe Konfidencialiteti – Në procedurën e ndërmjetësimit përjashtohet publiku. Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë konfidencialitetin e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. Marrëveshja e ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve mund të bëhet publike në pajtim me legjislacionin në fuqi. |
Dispozitat e Ligjit për Ndërmjetësim zbatohen në procedurën e ndërmjetësimit në marrëdhëniet kontestuese të subjekteve të së drejtës në raportet juridiko-pasurore, tregtare, familjare, të punës, rastet tjera të kontesteve nga e drejta pronësore, siç janë të drejtat që kanë të bëjnë me fitimin e të drejtave pronësore përmes marrëdhënieve kontraktuale apo të fituara përmes trashëgimisë, procedurat e falimentimit, raporte të tjera civile, administrative dhe penale, në të cilat palët lirisht mund të disponojnë vullnetin e tyre të lirë, në rast se me ligj të veçantë nuk është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës, prokurorisë apo e një organi tjetër kompetent.
Ndërmjetësimi dhe procedura e ndërmjetësimit nuk zbatohet për rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, në pajtim me Ligjin kundër Dhunës në Familje ose për çdo mosmarrëveshje për të cilat është paraparë përgjegjësia ekskluzive e gjykatës apo ndonjë organi tjetër kompetent. Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet në rastet ku parashihet dënimi me gjobë dhe dënimi me burgim deri në tri (3) vjet.
Ndërmjetësimi aplikohet në marrëdhënie të natyrave të ndryshme kontestuese por nuk kufizohet në llojet e kontesteve si në listat në vazhdim.
Ndërmjetësimi i detyrueshëm është lloj i procesit të referimit vetëm nga gjykatat dhe vlen vetëm për lloje të caktuara të rasteve të së drejtës familjare dhe të së drejtës pronësore. Në raste të tilla, nëse gjykatësi/gjykatësja, nën diskrecionin e tij apo saj, beson që mosmarrëveshja mund të zgjidhet me ndërmjetësim, do të udhëzojë palët që të mbajnë një takim fillestar me ndërmjetësuesin dhe të diskutojnë nëse palët do të provojnë ndërmjetësimin e mosmarrëveshjes. Palët janë të lira që të refuzojnë ndërmjetësimin pas takimit fillestar me ndërmjetësuesin. Megjithatë, nëse palët zgjedhin që të mos provojnë ndërmjetësimin, ato duhet të provojnë për të paktën 30 ditë nga dita që gjykatësi ka referuar rastin për ndërmjetësim para se të vazhdojnë me procedurat gjyqësore.
Llojet e kontesteve për të cilat duhet të zbatohet ndërmjetësimi i detyrueshëm janë:
Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Civile
Aplikimi i ndërmjetësimit në rastet civile paraqet ndër rastet më të përshtatshme për t’u ndërmjetësuar. Në raste të këtilla e që nuk kufizohen, palët kanë mundësin t’i drejtohen drejtpërsëdrejti zyrave të ndërmjetësimit apo ndërmjetësuesve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre pa pasur nevojë t’i drejtohen gjykatës. Mirëpo, edhe nëse rastet veqse gjendën në gjykata palët kanë mundësinë ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përmes ndërmjetësimit duke i propozuar gjyqtarit referimin e rastit në ndërmjetësim.
Marrëdhëniet kontestuese në raportet civile, mund të jenë por nuk kufizohen në:
Kontestet lidhur me fitimin dhe humbjen e të drejtës së pronësisë në sendet e luajtshme dhe të paluajtshme
Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta e Punës
Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Tregtare
Kontestet tregtare mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe me pajtimin e palëve në kontest. Disa nga kontestet tregtare të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:
Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Administrative
Lëndët e përshtatshme për ndërmjetësim nga e Drejta Penale
Në fushën penale, për veprat penale të dënueshme me gjobë ose/dhe me burgim deri në 3 vjet (përjashtuar rastet e Dhunës në Familje), të cilat, para ngritjes së aktakuzës sipas vlerësimit të prokurorit janë të përshtatshme të referohen në procedurën e ndërmjetësimit, ndërsa pas ngritjes së aktakuzës sipas vlerësimit të gjyqtarit, me propozimin e prokurorit ose me propozimin/pajtimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit që çështjen e tyre ta zgjidhin në procedurën e ndërmjetësimit, lëndën e tillë e referon në ndërmjetësim. Veprat penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës që mund të konsiderohen më të përshtatshme për tu referuar në ndërmjetësim janë:
Procedura e ndërmjetësimit mund të iniciohet nga palët, gjykata, prokuroria apo organi kompetent administrativ sipas legjislacionit në fuqi.
Inicimi nga palët, është atëherë kur palët me iniciativë të vet dhe vullnetarisht kërkojnë që kontestin/mosmarrëveshjen e tyre ta zgjidhin përmes ndërmjetësimit, pa iniciuar procedura gjyqësore.
Inicimi nga gjykata, prokuroria apo organi kompetent është atëherë kur rasti gjendet/është paraqitur në njërën nga këto institucione, palët udhëzohen që të provojnë ndërmjetësimin dhe institucioni përkatës e referon rastin në ndërmjetësim. Edhe kur procedura e ndërmjetësimit ka filluar, secila nga palët mund të tërhiqet nga ndërmjetësimi në çfarëdo kohe.
Ndërmjetësues është personi i cili është certifikuar dhe licencuar për ndërmjetësues nga Ministria e Drejtësisë. Qytetarët mund ta verifikojnë në Regjistrin publik të Ndërmjetësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, nëse një person është ndërmjetësues i licencuar. Nëse nuk mund të gjendet në Regjistrin publik të Ndërmjetësuesve, atëherë ai nuk është ndërmjetësues i licencuar. Ndërmjetësuesi ka rol të rëndësishëm në procesin e komunikimit dhe negocimit duke i orientuar palët drejt gjetjes së zgjidhjes më të mirë për ta. Ndërmjetësuesi lehtëson ose ndihmon palët e përfshira në konflikt për të gjetur zgjidhje të pranueshme nga vetë palët, zgjidhje që shpreh vullnetin e lirë dhe të pa imponuar ose pa manipuluar duke respektuar legjislacionin në fuqi në arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi nuk ka kompetencë të vendos vet kushtet e marrëveshjes ose zgjidhjen e konfliktit sipas vlerësimit të tij.
Marrëveshja e arritur mes palëve në mosmarrëveshjet e referuara nga gjykata, pas aprovimit nga gjyqtari referues, ka fuqinë e një dokumenti përmbarues. Marrëveshja e arritur mes palëve në mosmarrëveshjet e referuara nga prokuroria, pas aprovimit nga prokurori referues, ka fuqinë e një dokumenti përmbarimor. Për rastet e vetinicuara, marrëveshja të cilën palët e arrijnë përmes ndërmjetësimit me nënshkrimin e marrëveshjes nga palët dhe ndërmjetësuesi, ka efekt të njëjtë sikurse një vendim gjyqësor i formës së prerë, ka fuqinë e një dokumenti përmbarimor.
Udhëzimi Administrativ për tarifën e ndërmjetësuesve përcakton shumën e cila duhet kompensuar ndërmjetësuesin në bazë të llojit të kontestit.
Ndërmjetësit mund të përzgjedhen me marrëveshjen e të dy palëve, nëse njëra nga palët nuk pajtohet me ndërmjetësuesin e zgjedhur nga pala tjetër, mund të zgjedhë një ndërmjetësues tjetër, nga Regjistri Publik i Ndërmjetësuesve i cili është në mënyrë elektronike:Regjistri i ndërmjetësuesve u prezantohet palëve në çdo zyre të ndërmjetësimit nëpër gjyakata dhe prokurori themelore.
Sepse ndërmjetësimi:
Aktet nënligjore |
KODI MD-NR.122019 I MIRËSJELLJES SË NDËRMJETËSUESVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS |
DOKUMENTI |
UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR LICENCIMIN E NDËRMJETËSUESVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS |
DOKUMENTI |
UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR MBIKËQYRJEN, PËRGJEGJËSINË DHE PROCEDURËN DISIPLINORE TË NDËRMJETËSUESVE |
DOKUMENTI |
UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR REGJISTRIN E NDËRMJETËSUESVE |
DOKUMENTI |
UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR TRAJNIMIN DHE CERTIFIKIMIN E NDËRMJETËSUESVE |
DOKUMENTI |
Zyrat e ndërmjetësimit në kuadër të Gjykatave Themelore të Kosovës:
Zyrat e ndërmjetësimit në kuadër të Prokurorive Themelore të Kosovës:
Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë –
Kontakti: info@mediation-mitrovica.org; Adresa: “Nemanjina/Sami Frasheri” No 52, 40 000 Mitrovica, Kosovë
Oda e Ndërmjetësuesve Prishtinë –
Këto statistika janë prezantuar duke u bazuar në raportet mujore të raportuara nga menaxherët e qendrave të Ndërmjetësimit, pastaj nga Referentet e caktuar për ndërmjetësim. Edhe pse ndërmjetësimi ka filluar të aplikohet relativisht vonë, statistikat tregojnë se ka ngritje graduale të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit. Deri më tani janë referuar rreth 11,530 (nuk përfshinë vitin 2016, në tre regjione) raste në procedurë të ndërmjetësimit, dhe kanë rezultuar me arritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes rreth 9,320 raste. Ajo që mund të vërehet nga këto statistika janë rezultatet e marrëveshjes me zgjidhje të suksesshme. Arsye më shumë për të zgjidhur ndërmjetësimin si alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ministria e Drejtësisë do t’i publikojë rregullisht të dhënat e rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit.
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Prishtinë:
Prishtinë | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | / | 86 | 360 | 164 | 230 | 393 | 849 | 2,082 | |
Raste të referuara nga Prokuroria | 1 | 74 | 88 | 267 | 38 | 156 | 293 | 917 | |
Raste me vet inicim | 6 | 2 | 20 | 3 | 2 | / | / | 33 | |
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | 7 | 162 | 468 | 434 | 270 | 549 | 1,142 | 3,032 | |
Të zgjidhura gjithsej | 3 | 145 | 346 | 515 | 351 | 539 | 947 | 2,846 | |
Të pazgjidhura gjithsej | 4 | 3 | 10 | 11 | 8 | 10 | 131 | 177 | |
Në proces (shifra e totalit varion) | / | / | / | / | / | / | 64 | 64 |
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Ferizaj: | |||||||||
Ferizaj | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | 14 | 139 | 20 | 18 | 40 | 219 | 483 | 933 | |
Raste të referuara nga Prokuroria | / | / | 79 | 102 | 158 | 93 | 171 | 603 | |
Raste me vet inicim | 6 | 7 | 8 | / | / | 21 | |||
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | 20 | 146 | 107 | 120 | 198 | 312 | 654 | 1,557 | |
Të zgjidhura gjithsej | 6 | 42 | 81 | 103 | 191 | 298 | 638 | 1,359 | |
Të pazgjidhura gjithsej | 9 | 21 | 15 | 6 | 3 | 14 | 9 | 77 | |
Në proces (shifra e totalit varion) | / | / | / | 12 | 4 | / | 7 | 7 |
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Gjakovë: | |||||||||
Gjakovë | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | 14 | 57 | 52 | 28 | 12 | 7 | 80 | 250 | |
Raste të referuara nga Prokuroria | / | 6 | 67 | 129 | 79 | 27 | 154 | 462 | |
Raste me vet inicim | 10 | 3 | 5 | 3 | / | / | / | 21 | |
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | 24 | 66 | 124 | 160 | 91 | 34 | 234 | 733 | |
Të zgjidhura gjithsej | 16 | 34 | 101 | 129 | 67 | 27 | 210 | 584 | |
Të pazgjidhura gjithsej | 8 | 26 | 26 | 19 | 6 | 7 | 8 | 100 | |
Në proces (shifra e totalit varion) | / | / | / | 17 | 25 | / | 16 | 16 |
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Pejë | |||||||||
Pejë | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | 57 | 75 | 75 | 98 | 29 | 22 | 55 | 103 | 514 |
Raste të referuara nga Prokuroria | / | / | / | 56 | 11 | 65 | 195 | 745 | 1,072 |
Raste me vet inicim | / | / | / | 4 | 2 | 1 | / | / | 7 |
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | 57 | 75 | 75 | 158 | 42 | 88 | 250 | 848 | 1,593 |
Të zgjidhura gjithsej | 22 | 28 | 35 | 139 | 36 | 56 | 227 | 404 | 543 |
Të pazgjidhura gjithsej | 20 | 19 | 48 | 40 | 6 | 1 | 23 | 444 | 157 |
Në proces (shifra e totalit varion) | 15 | 48 | 45 | 8 | / | / | / | / | / |
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2012 – 2019, në Gjilan: | |||||||||
Gjilan | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | 70 | 70 | 133 | 203 | 194 | 158 | 49 | 424 | 1,301 |
Raste të referuara nga Prokuroria | / | / | / | 16 | 41 | 51 | 73 | 94 | 275 |
Raste me vet inicim | / | / | / | 18 | 13 | 8 | 2 | / | 41 |
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | 70 | 70 | 133 | 238 | 248 | 217 | 124 | 518 | 1,618 |
Të zgjidhura gjithsej | 36 | 45 | 114 | 213 | 235 | 193 | 94 | 350 | 1,280 |
Të pazgjidhura gjithsej | 22 | 17 | 16 | 7 | 13 | 23 | 30 | 128 | 256 |
Në proces (shifra e totalit varion) | 1 | 9 | 14 | 4 | 0 | 1 | / | 40 | 40 |
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2013 – 2019, në Mitrovicë: | ||||||||
Mitrovicë | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | / | 4 | 74 | 34 | 40 | 57 | 110 | 319 |
Raste të referuara nga Prokuroria | / | 0 | 50 | 79 | 78 | 106 | 373 | 686 |
Raste me vet inicim | / | 7 | 21 | 71 | 38 | 42 | 10 | 189 |
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | / | 11 | 145 | 184 | 156 | 205 | 493 | 1194 |
Të zgjidhura gjithsej | / | 11 | 109 | 164 | 140 | 196 | 486 | 1106 |
Të pazgjidhura gjithsej | / | 0 | 36 | 20 | 16 | 9 | 7 | 88 |
Në proces (shifra e totalit varion) | / | / | / | / | / | / | / | / |
Tabela në vazhdim ju jep një pasqyrë më të mirë të rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit për periudhat 2014 – 2019, në Prizren: | |||||||||
Prizren | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | Total |
Raste të referuara nga Gjykata | / | / | 24 | 94 | 1 | 26 | 187 | 684 | 1,016 |
Raste të referuara nga Prokuroria | / | 122 | 18 | 230 | 360 | 365 | 1,095 | ||
Raste me vet inicim | / | / | / | 3 | 0 | / | / | / | 3 |
Të referuara gjithsej për Ndërmjetësim | 24 | 219 | 19 | 256 | 547 | 1,049 | 2,114 | ||
Të zgjidhura gjithsej | / | / | 6 | 18 | 17 | 255 | 531 | 880 | 1,707 |
Të pazgjidhura gjithsej | 3 | 15 | 2 | 1 | 16 | 59 | 69 | ||
Në proces (shifra e totalit varion) | / | / | 7 | 6 | 0 | / | / | 110 | 110 |
Në aktivitetet e ndërgjegjësimit, Ministria e Drejtësisë mbështetur nga programi Drejtësia Komerciale, kanë ndërmarr një sërë aktivitetesh promovuese.
Lansohet Udhëzuesi për Lëndët e Gjykatave të Përshtatshme për Ndërmjetësim
Më datën 5 mars, 2020, Gjykatat Themelore të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor kanë organizuar ceremoninë për lansimin e Udhëzuesit për Lëndët e Gjykatave të Përshtatshme për Ndërmjetësim.
Kjo ceremoni mblodhi figura kyçe nga institucionet qeveritare, ekspertë të fushës dhe u përcoll me fjalime kryesore nga përfaqësues të Gjykatave, Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar USAID.
Hartimi i këtij udhëzuesi është mbështetur nga programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, i cili mbështet dhe ndihmon institucionet e vendit për të zvogëluar numrin e rasteve të pazgjidhura në gjykata përmes përdorimit të metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve.
Udhëzuesi i cili është aprovuar rishtazi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka për qëllim të ofrojë orientim të përgjithshëm për Gjykatat e Republikës së Kosovës lidhur me risitë që ka sjellur Ligji nr. 06/-009 për Ndërmjetësim, dhe shërben si orientim për gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatave për identifikimin më të lehtë të kontesteve të përshtatshme për tu zgjidhur në procedurë të Ndërmjetësimit.
Lansimi i udhëzuesit shënon një rezultat të rëndësishme drejt ngritjes së vetëdijes për ndërmjetësimin si një mjet efikas për të zgjidhur mosmarrëveshjet jashtë gjykatës.
Për te mësuar më shumë rreth Udhëzuesit ju lutem shkarkoni linkun e mëposhtëm: Shkarko Udhëzuesin
Tryeza të Këshillimit me Biznese lidhur me Ndërmjetësimin
Programi mbështeti organizimin e tri (3) tryezave të këshillimit me biznese me qëllim të promovimit dhe diskutimit të mundësive për përfshirjen e klauzolës së ZAK (arbitrazh dhe ndërmjetësim) në kontrata: Në të gjitha takimet, theksi kryesor ishte nevoja dhe rëndësia e rritjes së vetëdijes për arbitrazhin, ndërmjetësimin dhe procedurat midis bizneseve.
Trajnimet vetëdijësuese të ndërmjetësimit/Mediation Awareness Training Series (MATS)
Për të hartuar dhe drejtuar seritë e trajnimit të ndërgjegjësimit të ndërmjetësimit (MATS), programi angazhoi Ekspertë të jashtëm të Ndërmjetësimit për të hartuar dhe zhvilluar një program MATS. MATS u është ofruar profesionistëve lokalë të ndërmjetësimit. Ekspertët trajnuan një grup thelbësor të profesionistëve të ndërmjetësimit për të ofruar punëtori mbi ndërgjegjësimin në ndërmjetësim. Pas këtij trajnimi, profesionistët e ndërmjetësimit mbajtën trajnime ndërgjegjësimi, të vëzhguara nga ekspertët e jashtëm, për target grupet siç janë: gjyqtarët, bizneset, avokatët, studentët e universitetit, OJQ-të.
U zhvilluan shtatë punëtori për informim dhe ndërgjegjësim të MATS me grupe të ndryshme pjesëmarrëse:
Në përgjithësi, 10 profesionistë të ndërmjetësimit (4 femra; 6 meshkuj) janë përgatitur të kryejnë trajnime të ndërgjegjësimit të ndërmjetësimit tek audienca të ndryshme, dhe 99 pjesëmarrës (44 femra; 55 meshkuj) janë trajnuar për përfitimet e ndërmjetësimit vetëm përmes trajnimeve të ndërgjegjësimit të ndërmjetësimit MATS, gjatë gjithë vitit.
Trajnimet me Akademinë e Drejtësisë
Akademia e Drejtësisë të Kosovës (KJA), mbështetur nga program Drejtësia Komerciale ka zhvilluar trajnime për ndërmjetësim për gjyqtarët. Në total janë zhvilluar 6 trajnime dhe janë organizuar në të gjitha rajonet siç janë Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Prizreni dhe Peja. Programi ndihmoi KJA-në dhe siguroi ekspertizë teknike për trajnuesit për të përgatitur një Modul Trajnimi për Ndërmjetësim (raste civile dhe komerciale). Trajnimi u mundësoi gjyqtarëve të informohen më shumë për dispozitat e reja të ligjit të ri të ndërmjetësimit I cili ka për qëllim të rrisë referimin e rasteve të ndërmjetësimit në çështjet civile dhe komerciale.
KONKURS PËR TRAJNIMIN E 15 KANDIDATËVË PËR NDËRMJETËSUES QË DO TË PËRZGJIDHËN PËR TË MARRË PJËSË NË TRAJNIM PËR QËNDRËN E NDËRMJËTËSIMIT NË MITROVICË
–
VENDIM PËR REVOKIM TË LICENCËS HAMDI (IMER) MALAJ
VENDIM PËR REVOKIM TË LICENCËS BERAT (FERAT) IDRIZI
–
VENDIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PUBLIK PËR PËRZGJEDHJE
–
NJOFTIM PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES PËR TRAJNIMIN DHE CERTIFIKIMIN E NDËRMJETËSUESVE
–
NJOFTIM PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES MBI REGJISTRIMIN E NDËRMJETËSUESVË
Në vitin 2008 për herë të parë në Republikën e Kosovës u aprovua Ligji për Ndërmjetësim duke e vënë bazat e para të institucionalizimit të ndërmjetësimit si proces ligjor në Kosovë. Ndërmjetësimi ka qenë i përkrahur nga donator të ndryshëm si USAID, UNDP, CSSP etj. duke mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të shpejt në shërbimet e ndërmjetësimit.
Fillimisht në vitin 2012, ndërmjetësimi filloj të funskionalizohet me hapjen e qendrave të ndërmjetësimit në Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj, duke vazhduar me hapjen e tyre edhe në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.
Me qëllim të vet qëndrueshmërisë të sistemit të ndërmjetësimit në Kosovë, Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2017 kanë caktuar zyrtarë përgjegjës për administrimin e rasteve të referuara në procedurë të ndërmjetësimit brenda gjykatave dhe prokurorive themelore.
Ndërsa, Ligji ri për Ndërmjetësim i cili ka hyr në fuqi në vitin 2018, ka sjellë risi në procesin e ndërmjetësimit duke përmbajtur dispozita të cilat parashohin referentët për ndërmjetësim, duke hapur zyre të ndërmjetësimit nëpër Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore, pastaj dispozita të cilat i referohen ndërmjetësimit të detyrueshëm, si dhe ekzekutueshmërinë e marrëveshjeve të arritura në procedurë të ndërmjetësimit.
Caktimi i zyrtarëve për ndërmjetësim brenda gjykatave dhe prokurorive themelore, ka rezultuar deri tek vet-qëndrueshmëria e sistemit të ndërmjetësimit përkundër ekzistimit apo jo të donatorëve, duke i dhënë fokus të veçantë përmirësimit të shërbimeve, cilësisë së ndërmjetësimit dhe qasjes në drejtësi. Pozita aktuale e ndërmjetësimit në Kosovë si tërësi, ka ndikuar në ngritje të rasteve të referuara, si një proces shumë efikas dhe i rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet qytetarëve të Kosovës. Ky rezultat i arritur deri më tani paraqet arsye më shumë për funksionimin e ndërmjetësimit.
Ndërmjetësuesit e parë janë licencuar në 2011 dhe aktualisht janë diku rreth 180 ndërmjetësues të licencuar nga Ministria e Drejtësisë në tërë Kosovën, të profileve të ndryshme të gatshëm të ofrojnë shërbime të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
A e dini se në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të mosmarrëveshjeve që zgjidhen përmes Ndërmjetësimit? Kjo si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta mes programit të USAID Drejtësia Komerciale dhe Institucioneve të Drejtësisë. Të dhënat shfaqin ngritjen e ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin si dhe zgjidhje efikase për përdoruesit. Për t’u çasur me informata rreth rritjes së besimit, numrit te klauzolave të përfshira në kontrata biznesore, efikasitetit, ngritjes së numrit të lëndëve në ndërmjetësim e shumë te tjera klikoni më poshtë në infografikë:
Ndërmjetësimi u ofron bizneseve mundësinë që të anashkalojnë gjykatat e mbingarkuara dhe për të zgjedhur mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë më efikase.